Politika 20 June 2026, 13:14 Nga VNA

Berisha: Duhet qeveri teknike jo partiake për zgjedhje të reja

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdfvd.PNG

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me ndjekësit në rrjetet sociale, bëri thirrje për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë dhe krijimin e një qeverie teknike jo partiake, që sipas tij do të kishte si mision organizimin e zgjedhjeve të reja.

Berisha deklaroi se një qeveri teknike duhet të jetë jashtë ndikimit partiak, duke theksuar se edhe protesta aktuale, sipas tij, nuk ka karakter partiak.

“Dorëheqje e menjëhershme, krijimi i një qeverie teknike jo partiake me misionin e përgatitjes së zgjedhjeve të reja. Sot kemi një protestë jo partiake dhe ndaj krijimi i një qeverie jo partiake është zgjidhja”, u shpreh Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati sulmoi edhe kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, si dhe deputetin demokrat Ervin Salianji, duke i akuzuar për shpifje ndaj tij dhe për tentativa për të dëmtuar kauzën e protestës.

“Mendoj se ata janë njerëz të damkosur, të gatshëm për çdo shpifje ndaj Sali Berishës. Përpiqen të ngjyrosin me gojët e tyre të pista këtë protestë madhështore”, deklaroi ai.

Berisha bëri gjithashtu dallimin mes vetes dhe kryeministrit Edi Rama, duke mohuar që gjatë karrierës së tij politike të ketë firmosur për favore apo përfitime pronash për zyrtarë apo biznesmenë.

“Sali Berisha me këtë dorë nuk ka firmosur kurrë ndërtimin e asnjë vile apo shtëpie për asnjë zyrtar dhe asnjë oligark. Ndërsa Edi Rama ka dhuruar miliona metra katrorë truall dhe sipërfaqe ndërtimi për qeveritarët dhe biznesmenët e tij”, tha Berisha.

Kreu i PD komentoi sërish edhe denoncimin e bërë nga një qytetare gjatë tubimit të së premtes, sipas së cilës familja Berisha dhe Argita Berisha kanë përfituar 63 hektarë tokë në Divjakë, duke penguar kompensimin e familjes së saj prej 35 vitesh.

Berisha i cilësoi akuzat si “trillim të turpshëm”, ndërsa theksoi se ai dhe familjarët e tij janë hetuar përgjatë 35 viteve dhe nuk kanë përfituar asnjë pronë publike apo private në Divjakë apo në zona të tjera të vendit.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme