Politika 20 June 2026, 13:20 Nga VNA

Dita e 21-të e revoltës, diaspora dhe qytetarët bashkohen në protestën më të madhe kundër qeverisë

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-20 at 1.20.29 PM.jpeg

Shqipëria hyn sot në ditën e 21-të të protestave qytetare kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar manifestimin më të madh të zhvilluar deri tani përpara Kryeministrisë.

Në protestën që do të mbahet në Tiranë pritet të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha zonat e vendit, si edhe shumë shqiptarë që jetojnë jashtë. Raportohet se mijëra emigrantë kanë mbërritur nga vende të ndryshme europiane për t’iu bashkuar tubimit të sotëm, i cili konsiderohet pika kulmore e mobilizimit pas tre javësh protestash të vazhdueshme.

Sipas organizatorëve, protesta tashmë ka kaluar kërkesat fillestare dhe është kthyer në një reagim më të gjerë ndaj korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së përgjegjshmërisë institucionale dhe emigrimit masiv të të rinjve. Pjesëmarrja e lartë e diasporës shihet si dëshmi se pakënaqësia ndaj qeverisë shtrihet përtej kufijve të Shqipërisë.

Tubimi është parashikuar të nisë në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit do të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë.

Dita e 21-të e protestave antiqeveritare konsiderohet një moment i rëndësishëm për vazhdimësinë e lëvizjes qytetare, e cila prej javësh ka dominuar vëmendjen politike në vend.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme