Politika 20 June 2026, 15:56 Nga VNA

Përfundon pas 5 orësh mbledhja e PS-së dhe qeverisë në Pallatin e Brigadave, deputetët dhe ministrat dorëzuan telefonat

Ndaje në Whatsapp

dfvdfvdfvd.jpg

Ka përfunduar pas rreth pesë orësh mbledhja e përbashkët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, e zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Kryeministri Edi Rama është larguar nga ambientet menjëherë pas përfundimit të takimit, ndërsa asnjë prej ministrave dhe deputetëve nuk ka bërë deklarata për mediat.

Përgjatë gjithë mbledhjes, pjesëmarrësit nuk kanë pasur me vete telefonat celularë, pasi ato janë dorëzuar në hyrje përpara nisjes së takimit.

Në pjesën e parë të mbledhjes, e transmetuar live, kryeministri Edi Rama foli gjatë për protestat dhe çështjen e Zvërnecit, duke përjashtuar mundësinë e dorëheqjes. Më pas, për më shumë se tre orë, mbledhja vijoi me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave.

Takimi maratonë i socialistëve dhe qeverisë përfundoi pas pesë orësh diskutimesh në Pallatin e Brigadave.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme