Politika 20 June 2026, 16:13 Nga VNA

Mungon Elisa Spiropali, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ramës nuk merr pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së

Ndaje në Whatsapp
Mungon Elisa Spiropali, ish-bashkëpunëtorja e afërt e Ramës

Ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, nuk ishte e pranishme këtë të shtunë në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, të zhvilluar në Pallatin e Brigadave.

Mungesa e saj e çon në dy numrin e deputeteve që nuk morën pjesë në mbledhje, së bashku me Marjana Koçekun, e cila tashmë është larguar nga grupi parlamentar socialist.

Ish-ministre e Jashtme dhe për vite me radhë një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës, Spiropali ka pasur kohët e fundit përplasje me kryeministrin, si në distancë ashtu edhe në mbledhjet e grupit parlamentar. Në një nga takimet e fundit, Rama e paralajmëroi se po i afrohej “vijës së kuqe”.

Megjithatë, deri tani Spiropali nuk ka ndërmarrë asnjë hap për t’u shkëputur nga shumica. Në seancën plenare të së enjtes ajo ishte e pranishme në Kuvend dhe votoi në përputhje me vendimin e grupit parlamentar socialist.

Deri tani nuk ka pasur asnjë shpjegim zyrtar për mungesën e saj në mbledhjen maratonë të socialistëve në Pallatin e Brigadave.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme