Politika 20 June 2026, 22:34 Nga VNA

Diaspora vendos të kalojë natën para Kryeministrisë, protestuesit rrethojnë simbolikisht institucionin

Ndaje në Whatsapp
Diaspora vendos të kalojë natën para Kryeministrisë,

Shqiptarët e ardhur nga diaspora, të cilët iu bashkuan protestës së kësaj të shtune në Tiranë, kanë vendosur të kalojnë natën në sheshin para Kryeministrisë, duke ftuar të gjithë qytetarët që dëshirojnë t’u bashkohen në vijim të protestës.

“Diaspora do ta gdhijë në shesh”, bëjnë të ditur burime nga protestuesit. Pas përfundimit të fjalimeve, pjesëmarrësit vendosën të vijojnë me një marshim rreth godinës së Kryeministrisë dhe Piramidës së Tiranës, në një akt me simbolikën e rrethimit të institucionit.

Kjo e shtunë shënon ditën e 21-të të protestës së aktivistëve dhe qytetarëve kundër qeverisë. Pjesëmarrja e shqiptarëve të ardhur nga diaspora ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të protestuesve të mbledhur para Kryeministrisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme