Politika 20 June 2026, 19:34 Nga VNA

Dita e 21-të e protestës, diaspora ndryshon ritmin e tubimit; banderolë ultimatum për Ramën

Ndaje në Whatsapp
Dita e 21-të e protestës, diaspora ndryshon ritmin e tubimit;

Protesta e 21-të qytetare në Tiranë është zhvilluar këtë të shtunë me pjesëmarrjen e shqiptarëve të ardhur nga diaspora, duke i dhënë tubimit karakterin e një proteste mbarëkombëtare. Dhjetëra emigrantë të ardhur nga vende të ndryshme iu bashkuan protestuesve në kryeqytet, ndërsa disa prej tyre parakaluan me automjete në akset kryesore të Tiranës përpara nisjes së marshimit.

Ndryshe nga mbrëmjet e mëparshme, ardhja e emigrantëve ka ndryshuar edhe ritualin e zakonshëm të protestës. Edhe pse aktivisti Arben Kola është përpjekur të ruajë skemën e deritanishme, marshimi drejt Kryeministrisë nisi rreth 20 minuta përpara orarit të zakonshëm të orës 19:00.

Në podium foli edhe një protestues i ardhur nga diaspora, Renisi nga Mirdita, i cili tha se lëvizja qytetare ka kaluar kufijtë e një proteste të zakonshme.

“Kjo nuk është më një protestë, por një kryengritje. Edhe pse ne e kemi rregulluar jetën jashtë, nuk duam që fëmijët tanë të detyrohen të kërkojnë gjithçka në një gjuhë të huaj. Diaspora e do Shqipërinë pa interes”, deklaroi ai, duke kujtuar figurat e Rilindjes Kombëtare dhe kontributin historik të shqiptarëve jashtë vendit.

Në protestën e kësaj mbrëmjeje kanë mbizotëruar flamujt dhe simbolet kombëtare. Mes pankartave të shumta, vëmendje ka tërhequr një banderolë e re, ku i kërkohet kryeministrit Edi Rama të japë dorëheqjen deri më 21 qershor. Në mesazhin e saj paralajmërohet se, në të kundërt, “revolucioni do të jetë i pashmangshëm”, duke përmendur edhe mundësinë e përshkallëzimit të tij në forma të dhunshme.

Protestuesit vijuan marshimin drejt Kryeministrisë, ndërsa organizatorët e kanë cilësuar tubimin e sotëm si një protestë me pjesëmarrje mbarëkombëtare.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme