Politika 21 June 2026, 10:22 Nga VNA

Kush janë socialistët e zemëruar me Ramën që sot mbështesin protestën qytetare?

Ndaje në Whatsapp
Kush janë socialistët e zemëruar me Ramën që sot

Protesta, që sot hyn në javën e katërt të saj, ka padyshim një përbërje të shumëllojshme nga shtresa dhe përkatësi të ndryshme fetare, sociale dhe politike. Por mes tyre spikatin dhe socialistë të thekur. Që nga ata që kanë qenë në poste më të larta drejtuese dhe deri tek aspirantët për deputetë në siglën e trëndafilit.

Më e shquara padyshim është Marjana Koçeku. Neomalësorja që një vit më parë kryesonte listën e deputetëve të qarkut të Shkodrës ishte e para që “tradhtoi” Ramën duke postuar si fillim një flamingo ikonë në FB e deri mbrëmë kur u shfaq në mes të protestuesve si mbështetëse tashmë pa asnjë rezervë e atyre që thërrasin “Rama në burg, Berisha në burg”. Jo rastësisht, pas daljes së saj në krah të protestës, nuk kanë munguar përpjekjet për ta anatemuaar si një protagoniste të re që kërkon të rritet politikisht përballë Edi Ramës.

Më herët kritika për Ramën dhe mbështetës të protestës kanë qenë dhe ish-ministrat Arta Dade dhe Ditmir Bushati. Ky i fundit publikoi dhe një ese të gjatë dhe të plotë për mënyrën si duhet reformuar Partia Socialiste. Të dy ish-drejtuesit e lartë të PS munguan dhe në festën e 35-vjetorit të PS.

Artan Shkreli është një tjetër socialist që këtë herë është shfaqur si ambientalist në mbrojtje të natyrës. Ish-bashkëpunëtori i afërt i Ramës, që nga koha kur ky i fundit bojatiste pallatet e Tiranës dhe deri para një viti drejtor i Institutit të Ndërtimit, zoti Shkreli ka dalë hapur kundër projektit të Zvërnecit, duke përfshirë në Revolucionin e Flamingove të bijën, Ana Shkrelin, si pjesëmarrëse aktive, dhe dhëndrin Belind Këlliçi më shumë si ekskursionist dhe postues të fotove të protestës.

Por ai që ka qenë më aktiv në protestë është Paulin Luli. Ish-kandidat i PS për deputet në 2017 dhe ish-drejtor i Rezervave të Shtetit, këtë herë në protestë zoti Luli ka folur si emigrant nga Gjermania që kërkon ndryshimin e sistemit. Për Paulin Lulin disa nga deputetët e PS kanë postuar dhe video, ndërsa e kritikojnë për ndryshimin e qëndrimit. A thua e morën vesh sot që ish-socialisti i thekur tashmë ka ndryshuar mendim dhe qëndrim? Edhe ndaj tij nuk kanë munguar etiketimet dhe përpjekjet për ta paraqitur si një yll të ri që kërkon të ndërtojë një profil politik mbi protestën.

Në shesh sigurisht ka shumë të tjerë, anëtarë apo mbështetës të PS, që janë aty për të kundërshtuar mënyrën e qeverisjes së Edi Ramës. Jo më kot Edi Rama dje në mbledhjen e zgjatur me dyer të mbyllura të PS ka shprehur shqetësim për këtë kategori socialistësh që janë të pakënaqur me qeverinë dhe që këto ditë kanë zbritur në shesh, duke shënuar dhe një nga gjërat e rralla që ndodh me socialistët: të tradhtojnë partinë për interesin publik.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme