Politika 21 June 2026, 00:09 Nga VNA

Diaspora dhe protestuesit vendosin të kalojnë natën para Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Diaspora dhe protestuesit vendosin të kalojnë natën para

Prej më shumë se pesë orësh, protestuesit vijojnë qëndresën para Kryeministrisë, ndërsa pjesë e tyre po marshojnë edhe në rrugët e Tiranës. Mes thirrjeve “Dorëheqje”, “Revolucion” dhe “Ju erdhi fundi”, atmosfera është shoqëruar nga daulle, bilbila dhe boritë e makinave.

Në ditën e 21-të të protestës, pjesëmarrja e emigrantëve të ardhur nga Anglia dhe vende të tjera të Europës ka qenë e dukshme. Shumë protestues janë vendosur në shkallët e Kryeministrisë dhe përgjatë bulevardit, duke deklaruar se do të qëndrojnë gjatë gjithë natës.

“Diaspora do ta gdhijë në shesh”, ishte mesazhi i përsëritur nga protestuesit, të cilët pritet të ribashkohen para Kryeministrisë pas marshimeve në qytet.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme