Politika 22 June 2026, 08:48 Nga VNA

Një grup protestuesish kalojnë sërish natën para Kryeministrisë, bulevardi vijon i bllokuar

Ndaje në Whatsapp

Një grup i vogël protestuesish kanë kaluar natën përpara kryeministrisë dhe gjenden ende aty edhe mëngjesin e sotëm.

Ata janë ulur në disa karrige metalike, ndërsa në shkallët e kryeministrisë shihen edhe këpucë, një simbol për të larguarit në emigrim.

Policia ndodhet e pranishme, ndërsa qarkullimi i makinave në bulevard vijon të jetë i bllokuar që nga dita e djeshme.

Edhe pas përfundimit të protestës të së shtunës, një grup protestuesish vijuan qëndrimin e tyre para godinës së qeverisë, i cili zgjati përgjatë gjithë ditës së diel. 

Ndërkohë sot në orën 19:00 është lajmëruar protesta e 23 kombëtare e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë Rama. Një protestë e cila nisi për shkak të zhvillimeve në Zvërnec por që tashmë po artikulon dhe disa kërkesa politike. 

 

 

 
 
-1200-630-1782110024x726689965-1558332898962226-5207306577842512081-n-557.jpeg

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme