Politika 21 June 2026, 17:31 Nga VNA

Elisa Spiropali: PS duhet të mbledhë mendjen dhe të vetëpastrohet. Te bëjmë marrveshje të re dhe të qeverisim 

Ndaje në Whatsapp
Elisa Spiropali: PS duhet të mbledhë mendjen dhe të

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përcjellë një mesazh të fortë për Partinë Socialiste, duke kërkuar reflektim dhe vetëpastrim në kuadër të asaj që e quan “Marrëveshja e Re për Shqipërinë”.

Në një postim publik, Spiropali thekson se Shqipëria që synohet të ndërtohet duhet të jetë më e hapur, më e drejtë, më meritokratike dhe më europiane, por për këtë, sipas saj, vetë PS-ja duhet “të mbledhë mendjen”.

“Partisë Socialiste i duhet të gjejë forcat, të mbledhë mendjen, të vetëpastrohet, të bëhet më dinamike, më demokratike, më kompakte, për të mbetur gjithmonë e re, gjithmonë e pastër, pa smërçe, pa ndryshqe, pa pehlivanllëqe”, shkruan Spiropali.

Ajo nënvizon se “Marrëveshja e Re për Shqipërinë” duhet të jetë “e madhe, e thellë dhe e vërtetë”, duke shtuar se “po nuk lartësuam veten, nuk mund ta përmirësojmë vendin”.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme