Politika 21 June 2026, 16:38 Nga VNA

PD del në mbrojtje të flamurit izraelit, dënon grisjen gjatë protestës

Ndaje në Whatsapp
PD del në mbrojtje të flamurit izraelit, dënon grisjen

Pas incidentit të ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë, ka reaguar Partia Demokratike, e cila doli në mbrojtje të simbolit shtetëror izraelit dhe dënoi grisjen e flamurit.

Në një deklaratë zyrtare, Partia Demokratike e cilësoi ngjarjen si një akt kriminal, ekstremist dhe antisemit, duke kërkuar ndëshkimin ligjor të autorit.

“Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe grisjen e flamurit të Izraelit, të ngritur në ambasadën e këtij vendi, si një akt kriminal ekstremist dhe antisemit, që bie ndesh me ndjenjat dhe lidhjet tradicionale që bashkojnë dy kombet dhe vendet tona dhe kërkon ndëshkimin e merituar ligjor të autorit”, thuhet në reagim.

Sipas PD-së, veprime të tilla nuk përfaqësojnë qytetarët shqiptarë dhe dëmtojnë marrëdhëniet tradicionale të miqësisë mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Reagimi i demokratëve vjen pasi gjatë protestës së mbrëmshme një grua u ngjit pranë godinës së Muzeut “Shtëpia me Gjethe” dhe tërhoqi flamurin izraelit, i vendosur pranë Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme