Politika 21 June 2026, 15:14 Nga VNA

Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë, paralajmërojnë përshkallëzim të aksionit

Ndaje në Whatsapp
Protestuesit kalojnë natën para Kryeministrisë,

Për të 22-ën ditë radhazi, protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama kanë vijuar qëndresën para Kryeministrisë, ndërsa një pjesë e tyre e kaluan natën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në prononcimet për A2 CNN, protestuesit deklaruan se nuk do të tërhiqen deri në largimin e kryeministrit, ndërsa i bënë thirrje SPAK-ut të ndërhyjë dhe të marrë masa ndaj Edi Ramës. Ata vlerësuan gjithashtu mbështetjen e diasporës, të cilën e konsideruan një shtysë për të vazhduar protestën.

Ndërkohë, po shqyrtohet mundësia që protesta të hyjë në një fazë të re përshkallëzimi. Burime nga rrethi i organizatorëve flasin për bllokime të pjesshme të institucioneve dhe të disa akseve rrugore në Tiranë gjatë ditës së diel, megjithatë këto informacione mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht.

Mbetet për t’u parë nëse organizatorët do të kërkojnë autorizimet përkatëse dhe nëse paralajmërimet për bllokime do të konkretizohen.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme