Politika 22 June 2026, 00:01 Nga VNA

Gazetari i News24, Osman Stafa kallëzim në polici, pretendon se u ofendua gjatë marshimit

Ndaje në Whatsapp
Gazetari i News24, Osman Stafa kallëzim në polici, pretendon se u

Gazetari i News24, Osman Stafa, ka denoncuar në polici një incident që, sipas tij, ka ndodhur pas fjalimit që mbajti në protestën e qytetarëve në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur gjatë marshimit të protestuesve drejt Qytetit Studenti, ku gazetari është përballur me provokime dhe ofendime nga dy persona.

Në momentin e incidentit, Stafa ndodhej së bashku me një koleg, i cili ka deklaruar se një çift bashkëshortësh e kanë ofenduar gazetarin për shkak të profesionit të tij.

Për të shmangur përshkallëzimin e situatës, kanë ndërhyrë persona të tjerë të pranishëm në marshim, të cilët kanë njoftuar edhe policinë.

Pas ndërhyrjes së efektivëve, një burrë dhe një grua janë shoqëruar në komisariat, ndërsa gazetari Osman Stafa ka depozituar kallëzim në Komisariatin nr. 3 në Tiranë.

 

Njoftimi policisë: 

Tiranë/Informacion

Më datë 21.06.2026, rreth orës 22:00, pranë sheshit “Skënderbej”, është njoftuar Policia për një konflikt ndërmjet disa shtetasve.

Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, të cilat kanë parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe kanë shoqëruar në Komisariat personat e përfshirë.

Konkretisht, shtetasin O. S., gazetar, i cili ka kallëzuar se është sharë, ofenduar dhe gërvishtur nga shtetasit Z. N. dhe M. P., duke pësuar dëmtime të lehta.

Nga ana tjetër, shtetasit Z. N. dhe M. P. kanë deklaruar se konflikti ka nisur pas një debati verbal me shtetasin O. S., pasi ky i fundit u ka kërkuar llogari lidhur me mospraninë e tyre në tubimin e zhvilluar në qytet.

Në lidhje me këtë rast po kryhen veprimet procedurale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme