Politika 21 June 2026, 19:38 Nga VNA

Kola: Distancohemi nga heqja e flamurit te Izraelit, ka tentativa nga Turqia për t’i dhënë ngjyrim fetar protestës

Ndaje në Whatsapp
Kola: Distancohemi nga heqja e flamurit te Izraelit, ka tentativa nga Turqia

Një nga nismëtarët e protestës qytetare, Arben Kola, ka ngritur alarmin për praninë e grupeve të infiltruara që sipas tij po tentojnë t’i japin lëvizjes një karakter fetar apo kombëtar, duke paralajmëruar se emrat dhe fytyrat e tyre do të bëhen publike në ditët në vijim.

Në një intervistë për News24, Kola deklaroi se janë identifikuar grupe me lidhje greke dhe serbe, por edhe “linja fetare nga Turqia”, të cilat sipas tij po përpiqen të deformojnë frymën e protestës qytetare.

“Mes nesh ka grupe të infiltruara që heqin perden dhe bashkohen me ne. I dimë grupet greke që operojnë këtu kundër Shqipërisë, grupet serbe po ashtu i dimë. Dimë edhe linjat fetare nga Turqia që duan t’i japin narrativë fetare protestës. Nuk do ta zhbëjnë dot. Ky është vullnet i shqiptarëve”, u shpreh ai.

Kola u ndal edhe te incidenti i ndodhur një ditë më parë pranë Ambasadës së Izraelit, ku një protestuese hoqi flamurin izraelit, duke theksuar se lëvizja qytetare nuk ka asnjë qëndrim armiqësor ndaj shteteve të tjera dhe se do të ketë një deklaratë zyrtare distancuese.

“Nuk jemi kundër asnjë shteti, nuk jemi për të dhunuar flamujt as të Izraelit, as Serbisë, as Greqisë, as Iranit. Patjetër që distancohemi dhe do të mbajmë një deklaratë”, deklaroi Kola.

Ai u bëri thirrje institucioneve të sigurisë të reagojnë përpara se, sipas tij, situata të lihet në dorë të vetë protestuesve.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme