Politika 22 June 2026, 13:25 Nga VNA

PD kërkon mocion me debat në Kuvend për raportin e KE për Shqipërinë 2025

Ndaje në Whatsapp

fvdffvd.jpg

Grupi Parlamentar i PD ka dorëzuar në Kuvend një kërkesë për zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë për vitin 2025. Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili kërkon që Kuvendi të shqyrtojë gjetjet dhe rekomandimet e institucioneve europiane për vendin.

Sipas opozitës, raporti dhe rezoluta shoqëruese evidentojnë 20 çështje problematike që lidhen me shtetin e së drejtës, korrupsionin, funksionimin e institucioneve, lirinë e medias, proceset zgjedhore dhe standardet demokratike në Shqipëri.

PD argumenton se këto konstatime kërkojnë diskutim të posaçëm në Kuvend dhe reagim nga institucionet shqiptare, duke theksuar se debati parlamentar duhet të fokusohet te rekomandimet e partnerëve europianë dhe hapat që duhen ndërmarrë në kuadër të integrimit europian të vendit.

Tashmë pritet që Konferenca e Kryetarëve të vendosë nëse kërkesa e opozitës do të përfshihet në rendin e ditës për zhvillimin e mocionit me debat.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme