Politika 22 June 2026, 12:45 Nga VNA

Berisha përshëndet protestën masive të fundjavës, pavarësisht sloganit “ Rama në burg, Berisha në burg”

Ndaje në Whatsapp

vfdvvfdfdfv.PNG

Edhe pse protestat e fundjavës u shoqëruan me sloganin “Rama në burg, Berisha në burg”, kreu i PD-së Sali Berisha i cilësoi ato si një mobilizim historik të diasporës shqiptare dhe mbështetësve të opozitës.

Në konferencën për mediat, Berisha falënderoi shqiptarët që udhëtuan nga vende të ndryshme për t’iu bashkuar protestës në Tiranë, duke e konsideruar atë si një nga tubimet më të mëdha të zhvilluara ndonjëherë në vend. Ai tha se pjesëmarrja masive e qytetarëve dhe diasporës tregon, sipas tij, humbjen e mbështetjes për qeverinë.

Kreu i PD-së u bëri thirrje demokratëve të vijojnë protestat për largimin e Edi Ramës dhe përsëriti mesazhin që vendi i tyre është vetëm sheshi para kryeministrisë.

Sipas Berishës, protestat do të vazhdojnë deri në dorëheqjen e Ramës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme