Politika 22 June 2026, 12:26 Nga VNA

Raporti i Agjencisë për Kthimin e Pronave: Ju kemi 120 miliardë lekë borxh ndaj pronarëve, por vetëm "thërrime" kompensimi

Ndaje në Whatsapp

 Raporti vjetor i vitit 2025 i Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP) i analizuar nga VNA shpërfaq një realitet dramatik pas shifrave teknike: një faturë financiare marramendëse që shteti u detyrohet ish-pronarëve dhe një proces kompensimi që ecën me hapa breshke, i zënë në kurthin e ndryshimeve ligjore të pafundme dhe pezullimeve gjyqësore.

Gropa 120 miliardëshe dhe "suksesi" me 7%
Sipas raportit, ATP ka përfunduar vlerësimin financiar për 20,541 vendime, duke njohur një faturë totale prej 120,876,550,395.09 lekësh. Megjithatë, përballë këtij mali me borxhe, shifrat e ekzekutimit janë zhgënjyese. Që nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015, janë ekzekutuar vetëm 941 vendime, me një vlerë totale prej rreth 8.9 miliardë lekësh.
Kjo do të thotë se në një dekadë, shteti ka shlyer më pak se 8% të vlerës totale të vlerësuar, ndërkohë që raporti pranon se janë ekzekutuar vetëm 35.74% e kërkesave të depozituara për kompensim.

"Efekti demotivues" i Gjykatës Kushtetuese
Raporti nuk kursen gjuhën kritike ndaj pengesave procedurale. Gjatë vitit 2023-2024, procesi pësoi një goditje nga Gjykata Kushtetuese. Raporti citon se:

"Kjo masë procedurale, solli si pasojë pezullimin e plotë të proceseve të punës në ATP për një periudhë 3 mujore. Kjo vendimmarrje e Gjykatës Kushtetuese, ndër të tjera, pati një efekt tejet demotivues...".

Ky pezullim nuk ishte vetëm kohor, por edhe financiar, pasi raporti thekson se "fondit të kompensimit i'u shkaktua një dëm prej 2.3 mld lekë" si pasojë e këtyre lëvizjeve.

Stagnimi i njohjes së pronës: 6,755 dosje në pritje
Ndërsa qeveria mburret me digjitalizimin, shifrat e trajtimit të dosjeve të reja flasin për një ngarkesë të papërballueshme. Aktualisht janë në proces shqyrtimi 6,755 dosje. Gjatë gjithë vitit 2025, ATP arriti të nxjerrë vendim përfundimtar vetëm për 78 dosje. Me këtë ritëm, do të duheshin dekada që të gjithë aplikantët të merrnin një përgjigje.

Për më tepër, afatet vijojnë të shtyhen. Me ndryshimet e fundit ligjore të marsit 2025 (Ligji nr. 12/2025), procesi i njohjes së pronës është shtyrë deri më 31 dhjetor 2027, ndërsa ai i pagesave deri në fund të vitit 2028. Kjo sagë e pafundme konfirmon se pronarët mbeten peng të një procesi që "siguroi zgjatjen e afatit", por jo domosdoshmërisht zgjidhjen.

ALUIZNI: "Lëshimi" i vetëm domethënës
I vetmi sektor ku duket se ka një qarkullim më të madh fondesh është ai i shpërblimeve për pronat e zëna nga ndërtimet informale. Gjatë vitit 2025, janë shpërndarë rreth 3.77 miliardë lekë për 5,946 subjekte. Megjithatë, edhe këtu, pjesa dërrmuese e aplikimeve 
Ndonëse ATP raporton një realizim buxhetor prej 99% dhe ka ndjekur mbi 2,039 çështje gjyqësore, pyetja që mbetet për mijëra familje shqiptare është: Kur do të marrin atë që u takon? Me një borxh prej 120 miliardë lekësh dhe një ritëm kompensimi prej pak miliardash në vit, premtimi për mbylljen e procesit në vitin 2028 duket më shumë si një tjetër "mirazh" ligjor sesa një realitet i prekshëm.
 
 
 
 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme