Politika 22 June 2026, 20:09 Nga VNA

Protesta publikon platformën me pesë kërkesa: nga dorëheqja e Ramës te ndryshimet kushtetuese

Ndaje në Whatsapp
Protesta publikon platformën me pesë kërkesa: nga dorëheqja

Në ditën e 23-të të protestës, Grupi Koordinues ka bërë publike platformën politike të lëvizjes, duke deklaruar se kërkesat janë rezultat i propozimeve të qytetarëve gjatë 22 ditëve të mobilizimit.

Sipas deklaratës, protestuesit kërkojnë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë:

* Ndryshimin e Kodit Zgjedhor;
* Ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave;
* Kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Anulimin dhe shfuqizimin e një sërë ligjesh dhe ndryshimesh ligjore, konkretisht:

* Anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;
* Anulimin e ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë Kulturore”;
* Shfuqizimin e “Paketës së Maleve”;
* Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

5. Hartimin e një kontrate të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila sipas Grupit Koordinues duhet të përpilohet pas konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë të propozuar nga sheshi i protestës.

Grupi Koordinues thekson se këto kërkesa janë “të qarta, legjitime dhe të panegociueshme” dhe se protesta do të vijojë në mënyrë paqësore deri në realizimin e tyre.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme