Politika 22 June 2026, 16:03 Nga VNA

Shqipëria në protestë, Gonxhja gjen “armik” tenorin e Big Brother-it

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria në protestë, Gonxhja gjen “armik” tenorin e

Pas kritikës që u bëri Rama në mbledhjen e PS-së, se e kishin lënë vetëm në përballjen me protestuesit, duket se deputetët dhe përfaqësuesit e qeverisë kanë filluar të reagojnë duke identifikuar qytetarë dhe figura publike që marrin pjesë në protestë dhe t’u bëjnë “gjyqin” nga faqet e Facebook-ut të tyre.

Një prej tyre është edhe ministri Blendi Gonxhja, i cili i është përgjigjur tenorit Armaldo Kllogjeri, pasi ky i fundit, në një prononcim për mediat nga protesta, ka denoncuar largimin e tij nga puna padrejtësisht.

Në vend që të shpjegojë pse një artist që ka fituar gjyqin me Teatrin e Operës dhe Baletit vazhdon të mbetet jashtë institucionit, Gonxhja ka preferuar të rikthejë debatin te Big Brother-i. Duke iu referuar episodeve të reality show-t, ai arrin deri aty sa ta lidhë çështjen me standardet europiane, duke lënë të kuptohet se me njerëz të tillë Shqipëria nuk shkon në Bashkimin Europian.

Përtej veprimeve të Kllogjerit, për të cilat secili mund të ketë një mendim të vetin, ajo që bie në sy është linçimi publik që ministri i bën një artisti pikërisht në momentin kur ai shfaqet në protestë.

Paradoksi bëhet edhe më i madh kur kujton se qeveria ku bën pjesë Gonxhja ka promovuar në poste publike personazhe të njohur televizivë, ka pasur ministra e deputetë të përfshirë në skandale dhe për 13 vite është përballur me akuza të shumta për korrupsion. Këto, me sa duket, nuk përbëjnë problem për standardet europiane.

Por mbi të gjitha, bie në sy kontrasti: ndërsa mijëra qytetarë protestojnë prej javësh dhe vendi është përfshirë nga një klimë tensioni politik, një ministër i qeverisë zgjedh të merret me episodet e Big Brother-it të një tenori që doli në protestë. Sikur problemi i Shqipërisë për t’u afruar me Europën të mos ishin korrupsioni, pandëshkueshmëria apo kriza e besimit te institucionet, por një artist që dikur mori pjesë në një reality show.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme