Politika 22 June 2026, 21:31 Nga VNA

Taulant Balla për protestën: “Skenari u zbardh, Goxhaj ‘zëdhënës’ i Iranit në Shqipëri”

Ndaje në Whatsapp
Taulant Balla për protestën: “Skenari u zbardh, Goxhaj

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e zhvilluar para Kryeministrisë, duke vënë në fokus Dritan Goxhajn, personin që lexoi kërkesat e protestuesve. Sipas Ballës, Goxhaj është “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri.

“Sot skenari u zbardh plotësisht! Deklaratën me kërkesa në emër të protestuesve e mbajti “zëdhënësi” i Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri. Personi quhet Dritan Goxhaj, i cili në media dhe rrjete sociale ka dalë prej kohësh në mbrojtje të regjimit terrorist iranian, duke sulmuar SHBA, Izraelin por edhe Shqipërinë. E paimagjinueshme se si një ish-pjesëmarrës në UÇK sot bën avokatin e regjimit terrorist të Iranit kundër aleatit tonë SHBA, pa të cilët Kosova nuk do të ishte çliruar kurrë.” - tha Balla

Balla thotë se të vërtetat e protestës po zbulohen dita ditës.

"Tani “patriotët” edhe ditëzinjtë ta gëzojnë vulën e turpit! Avash avash, të gjitha po dalin! Dhe flamingot do habiten me veten e tyre si ranë me kokë mes korbave e sorrave të shqiptarisë së rreme?"- përfundon reagimin Balla.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme