Politika 23 June 2026, 10:39 Nga VNA

“Fuck you”, Rama ndaj akuzave të protestuesve: Më quajnë Kumbari? Le ta provojnë”

Ndaje në Whatsapp
“Fuck you”, Rama ndaj akuzave të protestuesve: Më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave të protestuesve që kërkojnë dorëheqjen e tij, duke i hedhur poshtë pretendimet se ai qëndron pas një sistemi korruptiv.

Në një intervistë për Financial Times, Rama u shpreh: “Njerëzit thonë se unë jam drejtuesi i gjithë kësaj. U them ‘fuck you’. Nuk më takon mua të provoj se nuk jam ‘Kumbari’, por atyre ta provojnë se jam”.

Duke folur për protestat kundër projektit 4 miliardë dollarësh në Sazan dhe Nartë, ai mbrojti investimin e Jared Kushnerit dhe mohoi lidhjet me hetimet për pastrim parash dhe trafik droge.

“Është e tmerrshme të thuhet se ekonomia shqiptare bazohet te pastrimi i parave. Pastrimi i parave është pjesë e ekonomisë sonë, por nuk është një problem kaq i madh. Mendoni se nuk ka pastrim parash në Londër? Ka. Por a mund të thuhet se ekonomia britanike mbështetet kryesisht te pastrimi i parave? Jo”

Kryeministri tha se rritja e hetimeve ndaj korrupsionit është rezultat i reformave të qeverisë së tij dhe jo provë se Shqipëria është më e korruptuar.

Rama pretendoi gjithashtu se kundërshtimi ndaj projektit lidhet edhe me kundërshtarët e presidentit amerikan Donald Trump. “Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt për shkak të Trumpit”, tha ai.

“Ka shumë interes për ta vrarë këtë projekt për shkak të Trumpit. Nëse nuk do të ishte Jared Kushner, askush nuk do t’ia dinte për flamingot, për Shqipërinë apo për ndonjë gjë tjetër. E gjithë kjo vjen nga urrejtja ndaj Trumpit”, deklaroi kryeministri.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme