Politika 23 June 2026, 14:52 Nga VNA

Rama bëhet dhe “teolog” për të përçarë protestuesit, i jep leksione hoxhës: I shërben shejtanit duke shkuar në protestë

Ndaje në Whatsapp

dffgbfgb.jpg

Kryeministri Edi Rama duket se nuk po gjen qetësi përballë revoltës qytetare dhe në pamundësi për të ndalur hovin e protestave masive kundër qeverisë së tij, i është rikthyer sërish arsenalit të vjetër të sulmeve dhe linçimeve publike përmes rrjeteve sociale.

Pas sulmeve ndaj aktivistit Dritan Goxhaj, shënjestra e radhës e kreut të qeverisë është bërë Arben Kola, një prej organizatorëve të protestave në Tiranë. Për të realizuar goditjen, Rama ka shfrytëzuar kësaj radhe komentin e hoxhës Mustafa Tërniqi në Instagram, duke aplikuar hapur strategjinë e njohur për të gjuajtur dy zogj me një gur dhe për të nxitur përçarjen mes vetë protestuesve.

Pasi ka peshkuar komentin ku hoxha shprehte pakënaqësi ndaj Arben Kolës, kryeministri ka vrapuar ta përdorë këtë replikë si municion politik për të goditur në dy fronte. Nga njëra anë, ai legjitimon sulmet e tij të hershme ndaj Kolës duke u shprehur se e kishte ditur mirë se kush ishte ky personazh kur ua tregoi shqiptarëve këtë "hero të flamingove".

Ndërsa nga ana tjetër, me një gjuhë intimiduese dhe arrogance, Rama i ka dhënë leksione fetare hoxhës, duke i kërkuar llogari se përse është futur në protestë, pasi sipas tij vendi i tij është vetëm në xhami. Kryeministri shkon më tej duke e akuzuar hoxhën se po bën punën e shejtanit për të futur xixa e ndasi fetare mes shqiptarëve.

Përtej leksioneve dhe sulmeve, qëllimi kryesor i Ramës nuk ka të bëjë fare me parimet e besimit apo shqetësimin për harmoninë sociale, por mbetet nxitja e pastër e përçarjes mes protestuesve në shesh. Duke u kapur pas çdo komenti të qytetarëve, kryeministri përpiqet të devijojë vëmendjen nga thelbi i revoltës, ku qytetarët janë bashkuar me qëllimin e vetëm për të larguar një qeveri të superkorruptuar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme