Politika 23 June 2026, 11:51 Nga VNA

Nga hedhësja e gurëve në poeten e viktimizimit: Elisa Spiropali zbulon dhimbjen e të goditurve pasi kalaja që ndërtoi  nisi të qëllojë nga brenda

Ndaje në Whatsapp
Nga hedhësja e gurëve në poeten e viktimizimit: Elisa Spiropali

Në ditën e lindjes së Anna Ahmatovës, Elisa Spiropali gjeti strehë te poezia. Në një status të gjatë, ajo kujtoi vargjet për gurët që i hedhin të tjerët dhe për kullën që ngrihet prej tyre. Një metaforë e bukur për kohë të vështira. Aq e bukur, sa të bën të harrosh se edhe vetë autorja e statusit ka qenë për vite me radhë ndër hedhëset më të zellshme të gurëve në politikën shqiptare.

Sot, kur disa nga gurët po vijnë nga brenda Partisë Socialiste, duket se zonja Spiropali ka zbuluar se goditjet dhe fletë-rrufetë nuk janë edhe aq të këndshme. Por për shumë vite, kur gurët hidheshin ndaj kujtdo që mendonte ndryshe, ndaj opozitarëve, kritikëve, gazetarëve, profesorëve, artistëve apo edhe socialistëve të pakënaqur, ato nuk quheshin gurë. Quheshin betejë politike. Dhe sa më fort të goditej kundërshtari, aq më e fortë bëhej kalaja e Edi Ramës.

Nëse sot Elisa Spiropali falënderon ndërtuesit e kullës së saj, ndoshta do të duhej të kujtonte se për një kohë të gjatë ajo vetë ka qenë mjeshtre e ndërtimit të kullave të të tjerëve. Madje me zellin e një revolucionareje që nuk kursente askënd.

Ironia e politikës është se gurët që dikur i hidhnin të tjerët me duartrokitjet e tua, një ditë mund të kthehen nga ana tjetër. Dhe kur kjo ndodh, Ahmatova bëhet papritur më e dashur se çdo manual partie.

Në fund, mbetet një pyetje: a po ndërton Elisa Spiropali kullën e saj me gurët që po i vijnë nga shokët e partisë, apo thjesht po provon për herë të parë se si ndihet dikush kur gjendet në anën tjetër të murit që ka ndihmuar vetë të ngrihet?

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme