Politika 24 June 2026, 14:29 Nga VNA

Zbardhet pasuria 2025, Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë, Gregu "luan me shifra të vogla""

Ndaje në Whatsapp

Deklarata e pasurisë për vitin 2025 pasqyron një panoramë financiare aktive për familjen e Kryeministrit, ku spikasin të ardhurat e tij shtesë dhe investimet e bashkëshortes. Sipas dokumentit të publikuar nga Open Data, Edi Rama ka deklaruar mbi 109,000 euro të ardhura neto jashtë pagës së tij zyrtare si Kryeministër.

Ndërkohë, Linda Rama ka blerë një pasuri të paluajtshme prej afro 193,000 euro , duke marrë edhe një kredi të re bankare prej 50,000 eurosh gjatë vitit.

Në krahasim me ta, Gregor Rama rezulton me shifra më modeste, ku të ardhurat e tij vjetore janë rreth 10,800 euro (1,083,258 ALL), shoqëruar me pakësime të vogla në cash dhe fonde investimi.

1. Edi Rama (Kryeministër)
Likuiditete bankare (shtuar): 3,495.45 EUR (nga 349,544.65 ALL).
Të ardhura neto:Nga paga në Kryeministri: 34,020.84 EUR (nga 3,402,084.00 ALL).
Të ardhura të tjera: 109,040.91 EUR (nga 10,904,091.27 ALL).


2. Lindita Rama (Bashkëshortja)
Pasuri e paluajtshme (shtim vlere): 192,964.77 EUR (nga 19,296,477.28 ALL).
Likuiditete:Pakësimi i gjendjes Cash: 100.00 EUR (nga 10,000.00 ALL).
Pakësimi i llogarisë bankare: 19,648.74 EUR (nga 1,964,873.74 ALL).
Të ardhura neto: ~66,991.49 EUR (nga 6,699,149.00 ALL).
Detyrime financiare:Kredi e re (ALL): Shuma totale prej 50,000.00 EUR (5,000,000 ALL). Gjatë vitit janë shlyer ~3,387.01 EUR, me një gjendje të mbetur prej ~47,489.70 EUR.
Kredi ekzistuese (EUR): Janë shlyer 23,223.72 EUR, duke lënë një detyrim të mbetur prej 173,766.43 EUR.


3. Gregor Rama (Djali)
Likuiditete dhe Investime:Pakësimi i gjendjes Cash: 2,500.00 EUR.
Llogari bankare e shtuar (EUR): 8,297.42 EUR.
Llogari bankare e shtuar (ALL): ~1,086.39 EUR (nga 108,638.75 ALL).
Pakësimi i fondeve të investimit: 16,445.32 EUR.
Të ardhura neto: ~10,832.58 EUR (nga 1,083,258.00 ALL).

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme