Politika 24 June 2026, 13:28 Nga VNA

Demokratët Europianë kritika Ramës: Protestuesit nuk fyhen, por dëgjohen

Ndaje në Whatsapp

fvdfvdd.jpg

Grupi politik Partisë Demokratike Evropiane ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama gjatë një interviste për “Financial Times”, ku ai përdori gjuhë fyese ndaj protestuesve.

Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Demokratët Europianë e akuzojnë Ramën se iu përgjigj qytetarëve me akuza, shmangie të përgjegjësisë dhe gjuhë përçmuese, në vend që të adresonte shqetësimet e ngritura prej tyre.

Sipas reagimit, çështje si tokat e mbrojtura, pastrimi i parave dhe përdorimi i pushtetit kërkojnë transparencë dhe respekt ndaj qytetarëve, e jo fyerje apo qëndrime përçmuese.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se mënyra e komunikimit të kryeministrit ndaj protestuesve që kundërshtojnë një projekt resorti të lidhur me Jared Kushner nuk përbën, sipas tyre, një qasje udhëheqëse dhe demokratike.

Grupi politik vlerëson se në një shoqëri demokratike, shqetësimet e qytetarëve duhet të dëgjohen dhe të trajtohen me seriozitet, duke nënvizuar se Shqipëria ka nevojë për më shumë transparencë dhe më pak arrogancë institucionale.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme