Politika 24 June 2026, 21:07 Nga VNA

Dita e 25-të e protestës, qytetarët marshojnë sërish: Rilexohen kërkesat, vijojnë thirrjet kundër Ramës dhe Berishës

Ndaje në Whatsapp
Dita e 25-të e protestës, qytetarët marshojnë sërish:

Protesta qytetare kundër establishmentit politik shënoi sot ditën e saj të 25-të, me qytetarët që u mblodhën para Kryeministrisë dhe më pas vijuan marshimin në rrugët kryesore të Tiranës. Ndërkohë, një grup protestuesish kaluan edhe natën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke vazhduar qëndresën e nisur prej javësh.

Gjatë tubimit para godinës së Kryeministrisë u përsëritën thirrjet që tashmë janë bërë simbol i protestës, si “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama jepe dorëheqjen”. Protestuesit rilexuan gjithashtu paketën e kërkesave të tyre, ku në qendër mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe e qeverisë, krijimi i një qeverie teknike tranzitore 12-mujore, ndryshimet kushtetuese dhe kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum dy mandate.

Në podium u mbajtën disa fjalime, ku u kritikuan si qeveria ashtu edhe opozita tradicionale. Një protestues nga Skrapari sulmoi ashpër Sali Berishën, ndërsa folës të tjerë akuzuan Ramën dhe Berishën se kanë dominuar jetën politike shqiptare për më shumë se tre dekada.

Pjesë e protestës u bë edhe sopranoja Erjona Paruca Melani, artiste e Operës së Bordosë në Francë, e cila deklaroi se kishte ardhur posaçërisht për t’iu bashkuar protestës dhe mbajti një fjalim me tone të forta kundër kryeministrit.

Një nga momentet kryesore të mbrëmjes ishte rileximi i kërkesave politike të protestës, ku u paralajmërua edhe përshkallëzim i aksioneve qytetare deri në bllokimin e institucioneve, nëse, sipas protestuesve, zyrtarët e korruptuar vijojnë të qëndrojnë në pushtet.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit nisën marshimin në akset kryesore të kryeqytetit me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, duke kërkuar largimin e qeverisë dhe ndryshim të sistemit politik.

 

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme