Politika 25 June 2026, 11:53 Nga VNA

Balla nuk e njeh Berishën si zërin e protestuesve, por PS vazhdon ta ketë partner në reformat kryesore

Ndaje në Whatsapp
Balla nuk e njeh Berishën si zërin e protestuesve, por PS vazhdon ta

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se mazhoranca nuk e njeh Partinë Demokratike të Sali Berishës si përfaqësuese të protestuesve dhe nuk do të pranojë që ajo të paraqesë kërkesa në emër të tyre në Kuvend. Sipas Ballës, sapo protestuesit t’i dërgojnë vetë me shkrim kërkesat e tyre, Kuvendi do t’u kthejë përgjigje.

Deklarata ngre një paradoks politik. Nëse Partia Socialiste nuk e konsideron Sali Berishën përfaqësues të protestuesve, atëherë përse vazhdon ta ketë partner në dy nga proceset më të rëndësishme politike të vendit, reformën zgjedhore dhe reformën territoriale? Pikërisht në këto komisione, PS dhe PD po negociojnë së bashku rregullat e sistemit politik.

Ndërkohë, në shesh prej javësh dëgjohet e njëjta parrullë: “Rama në burg, Berisha në burg.” Kjo tregon se një pjesë e protestuesve nuk refuzojnë vetëm qeverinë, por edhe opozitën tradicionale dhe modelin politik që përfaqësojnë të dyja palët.

Paradoksi bëhet edhe më i dukshëm kur PS deklaron se Berisha nuk mund të flasë në emër të protestuesve, ndërsa njëkohësisht e konsideron atë bashkëbiseduesin legjitim për të hartuar reformat më të rëndësishme të vendit. Nga ana tjetër, edhe Partia Demokratike vazhdon të marrë pjesë në këto procese, ndërsa në shesh vazhdon të jehojë thirrja që refuzon njëkohësisht si Edi Ramën, ashtu edhe Sali Berishën.

Në fund mbetet një pyetje: nëse as protestuesit nuk pranojnë të përfaqësohen nga Rama apo Berisha, dhe as vetë PS nuk pranon se Berisha flet në emër të tyre, atëherë për kë po ndërtohen reformat që PS dhe PD po hartojnë së bashku?

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme