Politika 25 June 2026, 11:09 Nga VNA

Nga “simboli i korrupsionit” te eksperti i reformës? Pse PD pranon të dëgjojë Erion Veliajn në Komisionin Territorial

Ndaje në Whatsapp
Nga “simboli i korrupsionit” te eksperti i reformës? Pse PD

Partia Demokratike duket se nuk ka asnjë rezervë që Erion Veliaj të paraqitet në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale për të dhënë mendimet e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Kërkesa u formulua zyrtarisht nga bashkëkryetari i komisionit, Arbjan Mazniku, ndërsa deri tani nga bashkëkryetari i komisionit, Luciano Boçi, nuk është shprehur asnjë kundërshtim. Përkundrazi, vetëm një ditë më parë, deputetja e PD-së dhe përfaqësuese e qarkut të Tiranës, Jorida Tabaku, kërkoi publikisht që Veliaj të jetë pjesë e dëgjesave të komisionit.

Kjo krijon një paradoks politik që kërkon përgjigje. Si mundet që Partia Demokratike, e cila prej vitesh e ka cilësuar Erion Veliajn simbol të korrupsionit në pushtetin vendor, ta pranojë sot si bashkëbisedues për një reformë kaq të rëndësishme? Si mund të konsiderohen të vlefshme rekomandimet e një kryetari bashkie që është nën akuzë nga SPAK dhe që emri i tij është lidhur vazhdimisht me skandalet e administrimit të Bashkisë së Tiranës, përfshirë edhe aferën e inceneratorëve?

Nëse opozita beson se akuzat ndaj Veliajt janë serioze dhe se modeli i drejtimit të Bashkisë së Tiranës ka prodhuar abuzime, atëherë lind pyetja se çfarë vizioni pret të dëgjojë prej tij për reformën territoriale. Çfarë vlere ka dëshmia e një zyrtari që vetë opozita e ka akuzuar vazhdimisht si pjesë të një sistemi të korruptuar?

Në politikë mund të ketë dëgjesa institucionale dhe respekt për procedurën parlamentare. Por një gjë është të respektohet procedura dhe krejt tjetër të krijohet përshtypja se një person nën akuzë për korrupsion po trajtohet si autoritet moral dhe administrativ për të orientuar reformimin e pushtetit vendor.

Pikërisht për këtë arsye, Luciano Boçi dhe Jorida Tabaku u detyrohen një sqarim votuesve të Partisë Demokratike. A është kjo thjesht një dëgjesë formale që buron nga funksioni institucional i Veliajt si kryetar bashkie, apo opozita po pranon që vizioni i një politikani të akuzuar nga SPAK të bëhet pjesë e diskutimit për të ardhmen e organizimit territorial të vendit? Ky është një debat që nuk mund të kalojë në heshtje.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme