Politika 25 June 2026, 20:24 Nga VNA

Pas sulmeve nga mazhoranca, policia procedon Dritan Goxhajn 

Ndaje në Whatsapp
Pas sulmeve nga mazhoranca, policia procedon Dritan Goxhajn 

Teksa prej disa ditësh është vënë nën sulmin e kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve socialistë duke u akuzuar si agjent i Iranit, për Dritan Goxhajn mesa duket nuk kanë mbarur problemet. 

Policia e Tiranës këtë të enjte nëpërmjet një komunikate për mediat ka lajmëruar se 11 persona janë proceduar penalisht për dy protesta ato të 22 dhe 23 qershorit. Midis 11 të proceduarve është dhe Dritan Goxhaj. Inicialet e tij në komunikatën e policisë janë të parat, ndërsa më pas vijojnë personat e tjerë. 

 

Procedimi për Dritan Goxhajn është bërë për pengim të qarkullimit të mjeteve, pasi sipas policisë ka bërë veprime që kanë cënuar rendin dhe qetësinë publike. 50-vjeçari Dritan Goxhaj para disa ditësh u thirr në policinë e Tiranës për disa deklarata që kishte bërë në një studio televizive muaj më parë në drejtim të klasës politike. Më pas ndaj tij nisi një valë sulmesh nga zyrtarët socialistë të cilët u shprehen se ai nuk ka qenë luftëtar i UÇK por një mercenar i paguar deri dhe agjent i Iranit. 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme