Politika 25 June 2026, 15:38 Nga VNA

Flamingo në foton e profilit që pastron pendët dhe Rama që zakonisht pastron radhët: rastësi apo mesazh për të vetët?

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-25 at 3.31.37 PM.jpeg

Edi Rama ndryshoi sot fotografinë e profilit në Facebook dhe zgjodhi një flamingo. Jo çfarëdo flamingoje, por një që duket sikur është duke pastruar pendët e veta.

Në natyrë kjo është një sjellje krejt normale. Në politikë, megjithatë, simbolika të çon diku tjetër. Sepse nëse flamingoja ka hyrë në profilin e Ramës pikërisht pasi u kthye në simbol të protestave për Zvërnecin, atëherë mesazhi duket i qartë: edhe këtë simbol kryeministri po përpiqet ta bëjë të vetin.

Nuk do të ishte hera e parë. Edi Rama ka pasur gjithmonë një aftësi të veçantë për të marrë simbolet, sloganet apo kauzat e kundërshtarëve dhe për t’i ricikluar si pjesë të propagandës së tij. Këtë herë radha i ka ardhur flamingos.

Por fotografia ka edhe një lexim tjetër. Flamingoja nuk po fluturon. Nuk po ushqehet. Ajo po pastron pendët. Dhe në klimën politike të ditëve të fundit, me pak imagjinatë, kjo mund të lexohet si paralajmërim për një tjetër zakon të njohur të Ramës: spastrimin e radhëve të veta. Sa herë pushteti hyn në një fazë presioni, zakonisht pasojnë edhe pastrimet politike, largimet dhe gjetja e fajtorëve brenda oborrit.

Ndoshta është vetëm një fotografi e bukur e një flamingoje. Ose ndoshta është një metaforë pa e kuptuar. Por në politikë rastësitë janë të rralla. Dhe kur një simbol që  është ende në duart e protestuesve shfaqet në profilin e kryeministrit, është e vështirë të mos kujtosh se përvetësimi i simboleve të kundërshtarëve ka qenë gjithmonë një nga armët e preferuara të Edi Ramës.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme