Politika 26 June 2026, 12:34 Nga VNA

Peleshi dhe Gjekmarkaj marrin bekimin e Papës për të shpëtuar nga revolucioni "Rama n'burg, Berisha n'burg"

Ndaje në Whatsapp

Ndërsa Tirana po zien nga protestat dhe tensionet politike ku jo opozita, por populli, kërkon rrëzimin e Ramës, dy nënkryetarët e Kuvendit kanë gjetur kohën e artë për t'u arratisur drejt qetësisë shpirtërore.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi (njeriu i Ramës) dhe nënkryetari Agron Gjekmarkaj (njeriu i Berishës), kanë braktisur tymin e kryeqytetit dhe janë shfaqur krah për krah në Vatikan, duke marrë një audiencë speciale nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV.

Kur rrugët e Shqipërisë ziejnë nga thirrjet politike, brenda mureve të shenjta të Vatikanit harmonia shqiptare shkëlqeu si asnjëherë tjetër. Zyrtarisht u tha se takimi "rikonfirmoi marrëdhëniet e shkëlqyera" dhe vlerat e përbashkëta, por burime ironike pranë korridoreve të Kuvendit thonë se dyshja mund të ketë shkuar për një mision tjetër: bekimin e shpëtimit nga revolucioni të Flamingove, "Rama n'burg, Berisha n'burg"!

Sipas skenarit imagjinar (por jo dhe aq të pamundur), me kryetarët e tyre të zënë me halle gjyqësore e protesta, Peleshi dhe Gjekmarkaj duket se kanë bërë paktin e madh të paqes, duke u përgatitur të ruajtur frenat e vendit,
Peleshi i dorëzoi Papës një dhuratë simbolike, duke kujtuar origjinën arbërore të Papa Klementit XI. Megjithatë, dhurata më e madhe ishte vetë prania e delegacionit: një rreshtim perfekt ku pozita dhe opozita rrinë si "vëllezër", ndërsa në Tiranë militantët e tyre kanë ndalur betejën mes njëri-tjetrit, për të ndjekur protestën e popullit.

Shqipëria u vlerësua si shembull i harmonisë dhe tolerancës fetare, por me këtë vizitë, Peleshi dhe Gjekmarkaj provuan se mbi të gjitha kemi një harmoni të jashtëzakonshme politike – sidomos kur bëhet fjalë për të ikur nga përgjegjësitë e Tiranës drejt rehatisë së Romës.

Në delegacion, për të dëshmuar këtë "mrekulli" bashkëpunimi, ishin gjithashtu deputetët Iris Luarasi, Ermal Pacaj dhe ambasadorja Majlinda Frangaj. Mbetet të shihet nëse bekimi i Papës do t'i shpëtojë liderët e tyre.

 

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme