Politika 26 June 2026, 16:59 Nga VNA

Ibrahimaj njofton vendimet e Qeverisë mes thirrjeve të protestuesve: Janë më pak se 850 mijë qytetarët që votuan PS-në

Ndaje në Whatsapp

ffgbfgbfgbgbfgb.PNG

Teksa ministrja e Ekonomisë dhe Informacionit, Delina Ibrahimaj, raportonte këtë të premte vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, përpara Kryeministrisë vijonte protesta e qytetarëve që kërkonin dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë konferencës për mediat, protestuesit dëgjoheshin duke thirrur me altoparlant slogane kundër qeverisë.  Ndërsa komentoi protestën që zhvillohej paralelisht me konferencën e saj, Ibrahimaj tha se numri i protestuesve është më i vogël se mbështetja që Partia Socialiste ka marrë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

“Shoh që janë një numër qytetarësh që po thërrasin me zë të lartë teksa unë jam duke folur, por janë 850 mijë qytetarë që kanë zgjedhur Partinë Socialiste dhe Edi Ramën për drejtimin e vendit”, u shpreh ajo.

E pyetur nga gazetarët për protestat e zhvilluara në Tiranë përgjatë 26 ditëve të fundit, Ibrahimaj zgjodhi t’i përgjigjej duke vënë theksin te puna e qeverisë dhe mbështetja elektorale që, sipas saj, gëzon Partia Socialiste.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme