Politika 26 June 2026, 14:52 Nga VNA

Eurodeputetja zbarkon në Shqipëri për të ndjekur protestat

Ndaje në Whatsapp

fvdfddfv.jpg

Eurodeputetja e Partia e Të Gjelbërve Evropianë, Cristina Guarda, ka bërë të ditur se një delegacion i kësaj force politike do të vizitojë Shqipërinë në ditët në vijim, në kuadër të një misioni të fokusuar te protestat e qytetarëve, kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe çështjet mjedisore.

Në deklaratën e saj, Guarda thekson se qëllimi i vizitës është takimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe shoqërinë civile, me synim kuptimin më të thelluar të protestave që po zhvillohen në vend “pa ndërmjetësim institucional”. Sipas saj, këto protesta lidhen me çështje mjedisore, të drejtat e njeriut, luftën kundër korrupsionit dhe nevojën për një model zhvillimi të pavarur nga interesat private.

Ajo u shpreh se delegacioni synon të dëgjojë drejtpërdrejt qytetarët dhe të kuptojë domethënien e këtyre zhvillimeve.

Guarda shton se procesi i integrimit europian të Shqipërisë duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe përmirësimit të jetës së tyre, duke garantuar dinjitet dhe të drejta themelore. Sipas saj, standardet mjedisore dhe ato të të drejtave të njeriut duhet të mbrohen dhe forcohen vazhdimisht.

Vizita pritet të sjellë më shumë vëmendje nga institucionet europiane ndaj zhvillimeve politike dhe protestave në Shqipëri.

Ndërkohë, në protestë pritet të marrë pjesë edhe eurodeputetja gjermane Jutta Paulus, e cila ka deklaruar se do t’i bashkohet qytetarëve në Tiranë, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së demokracisë, sundimit të ligjit dhe mjedisit si kauza thelbësore.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme