Politika 27 June 2026, 08:21 Nga VNA

Belind Këlliçi: Berisha nuk ka ambicie për t’u bërë kryeministër

Ndaje në Whatsapp

dvfvddv.jpg

Belind Këlliçi deklaroi në një intervistë për A2CNN se Sali Berisha nuk ka ambicie personale për t’u rikthyer në postin e kryeministrit, duke e cilësuar angazhimin e tij politik si një “mision” për rikthimin e zgjedhjeve të lira dhe votës së lirë në Shqipëri.

I pyetur mbi pranimin nga Berisha të propozimit të protestuesve për kufizimin e mandateve, deputeti i Partisë Demokratike tha se kreu demokrat ka qenë “tejet i qartë” në qëndrimin e tij dhe se beteja e tij politike nuk lidhet me karrierën personale.

“Zoti Berisha e ka thënë që nuk është në këtë betejë për aspiratë personale, por për rikthimin e procesit elektoral dhe votës së lirë. Ai e ka parë veten si misionar në këtë proces”, u shpreh Këlliçi.

Sipas tij, edhe më herët Berisha kishte lënë të kuptohej se kandidatura për kryeministër do të përcaktohej përmes primareve brenda Partisë Demokratike në rast fitoreje të opozitës.

Megjithatë, deklaratat e Këlliçit bien ndesh me qëndrimet dhe veprimet publike të vetë Berishës në vitet e fundit. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Berisha u paraqit si kandidat i opozitës për kryeministër, ndërsa pas humbjes kandidoi sërish për drejtimin e Partisë Demokratike pa pasur rival në garë.

Po ashtu, në daljet e tij publike, Berisha ka refuzuar vazhdimisht çdo mundësi dorëheqjeje, edhe pas kritikave dhe thirrjeve të protestuesve, duke argumentuar se mandati i tij buron nga vullneti i demokratëve.

Kjo krijon një kontrast të dukshëm mes deklaratës së Këlliçit për mungesë ambiciesh personale dhe rolit dominues që Berisha vazhdon të mbajë në parti dhe në opozitë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme