Politika 27 June 2026, 13:11 Nga VNA

Berisha sulmon sërish SPAK-un: Fshehën emrat e qeveritarëve në dosjen “Aruba”, është paradhomë e pushtetit

Ndaje në Whatsapp

nfghnghnh.PNG

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka sulmuar sërish SPAK-un, duke deklaruar se institucioni ka treguar me dosjen “Aruba” se është “paradhomë e pushtetit”.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, Berisha akuzoi SPAK dhe konkretisht Altin Dumanin se kanë fshehur emrat e zyrtarëve qeveritar të përfshirë në dosje, ndërsa kanë publikuar emrat e trafikantëve dhe biznesmenëve.

“Nëse është apo nuk është paradhomë e pushtetit, ju ftoj të keni parasysh vetëm këtë moment. Dosja e Arubës, që ka ardhur nga Belgjika dhe Spanja, ka emrat e trafikantëve që ishin në takimin e Arubës, emrat e biznesmenëve që ishin në takim me trafikantët, si dhe emrat e qeveritarëve që organizonin takimin. Altin Troplini publikon emrat e trafikantëve, publikon emrat e biznesmenëve dhe nuk publikon emrat e qeveritarëve që ishin aty, vetëm për të mbrojtur qeverinë e tij dhe Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së komentoi gjithashtu edhe thirrjet e dëgjuara gjatë protestave, ku qytetarët brohorasin “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Berisha përsëriti qëndrimin se këto janë slogane dhe klithma mjerane të opozitës së opozitës dhe nuk përfaqësojnë idealet e qytetarëve shqiptarë.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme