Politika 27 June 2026, 18:39 Nga VNA

Britannia Daily: Protestuesit tashmë kanë një zë në Parlament, Koçeku: “Nuk jeni vetëm, keni një mandat në Kuvend”

Ndaje në Whatsapp
Britannia Daily: Protestuesit tashmë kanë një zë në

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku, e cila pak ditë më parë u largua nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, deklaron se protestuesit kundër qeverisë kanë tashmë një përfaqësuese në Parlament.

Në një intervistë të dhënë për median britanike Britannia Daily, Koçeku i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë qytetarëve që prej javësh protestojnë në Tiranë, duke u thënë se zëri i tyre tashmë është i pranishëm edhe në Kuvend.

“Zërat tuaj kanë rëndësi dhe nuk duhet të besoni kurrë se angazhimi qytetar paqësor është i kotë. Nuk jeni vetëm — madje keni edhe një mandat në Parlament tani”, u shpreh deputetja.

Koçeku, e cila u largua nga shumica qeverisëse vetëm pak muaj pasi mori mandatin, tha se vendimi i saj erdhi nga zhgënjimi me mënyrën se si funksionon politika shqiptare. Sipas saj, Parlamenti shpesh është shndërruar në një institucion që miraton vendimet e partive, në vend që t’i kontrollojë ato.

Ajo i cilësoi protestat masive si një nga lëvizjet qytetare më frymëzuese të viteve të fundit, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Evropë, duke theksuar se ato nuk janë thjesht reagim ndaj politikave të qeverisë, por shprehje e një kërkese për më shumë transparencë, llogaridhënie dhe demokraci funksionale.

“Kur dhjetëra mijëra qytetarë mobilizohen në mënyrë paqësore për të kërkuar llogaridhënie dhe ndryshime demokratike, përfaqësuesit e zgjedhur kanë detyrë të dëgjojnë”, deklaroi ajo, duke shtuar se e sheh këtë lëvizje si një shenjë shprese dhe jo dëshpërimi.

Deputetja shprehu bindjen se pakënaqësia po rritet edhe brenda establishmentit politik dhe se në të ardhmen mund të ketë politikanë të tjerë që do të largohen nga partitë e tyre për të vepruar sipas bindjeve personale.

Sa i përket marrëdhënieve me ish-kolegët në Partinë Socialiste, Koçeku tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me ta që prej largimit dhe se çdo komunikim do të zhvillohet vetëm përmes kanaleve zyrtare.

Në intervistë, ajo argumenton se protestat janë pasojë e një krize të thellë besimi mes qytetarëve dhe institucioneve, duke theksuar se shumë shqiptarë ndihen të përjashtuar nga procesi i vendimmarrjes dhe për këtë arsye zgjedhin të kërkojnë ndryshim përmes protestës paqësore.

Duke folur për të ardhmen e vendit, Koçeku u shpreh se Shqipërisë i nevojitet një brez i ri lidershipi dhe një kulturë e re politike, pasi sipas saj ndryshimi i qëndrueshëm nuk mund të vijë vetëm nga zëvendësimi i individëve, por nga reforma të thella në mënyrën e qeverisjes.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme