Politika 28 June 2026, 10:30 Nga VNA

Rama ndryshon ton: Pas javësh sulmesh ndaj protestuesve, sot pranon se shumë prej tyre kanë të drejtë

Ndaje në Whatsapp
Rama ndryshon ton: Pas javësh sulmesh ndaj protestuesve, sot pranon se

Pas javësh me radhë duke e paraqitur protestën si të manipuluar nga interesa politike, organizata, influencerë apo edhe aktorë të huaj, kryeministri Edi Rama duket se ka ndryshuar qasje. Në podcastin e tij “Flasim”, ai lexoi publikisht mesazhin e një qytetari, Amos Mezuraj, i cili prej gjashtë vitesh endet nga një institucion te tjetri për zgjidhjen e problemit të pallatit të dëmtuar nga tërmeti.

Rama pranoi se, nëse do të ishte në vendin e tij, “me shumë gjasa do të shkonte edhe vetë në protestë”, duke e cilësuar zemërimin e qytetarit si plotësisht legjitim. Sipas tij, shumë protestues nuk dalin në bulevard për ideologji apo parti, por sepse janë shtyrë nga hallet e pazgjidhura dhe nga dështimi i administratës për t’u dhënë përgjigje.

Megjithatë, kryeministri ruajti ndarjen që ka bërë edhe më parë mes protestuesve dhe organizatorëve të protestës. Ai përsëriti se ekzistojnë individë, organizata dhe madje aktorë jashtë vendit që, sipas tij, ushqehen me zemërimin e qytetarëve dhe nuk duan zgjidhjen e problemeve, por mbajtjen gjallë të konfliktit dhe përçarjes.

Në një farë mënyre, deklaratat e sotme përbëjnë ndryshimin më të dukshëm në retorikën e Ramës që nga nisja e protestave: nga akuzat e përgjithshme ndaj protestës, ai kaloi te pranimi se një pjesë e konsiderueshme e protestuesve kanë arsye reale për të dalë në rrugë dhe se përgjegjësia bie mbi administratën që nuk u ka dhënë zgjidhje.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme