Politika 29 June 2026, 11:54 Nga VNA

Balla i kërkon Koçekut të dorëzojë mandatin: I takon PS, nuk u votove drejtpërdrejt

Ndaje në Whatsapp

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku mori pjesë edhe kryesocialisti Edi Rama, kreu i grupit, Taulant Balla, ka folur për mediat lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur te qëndrimi ndaj protestave para Kryeministrisë dhe përplasja virtuale me deputeten Marjana Koçeku.

I pyetur nga gazetarët nëse ka marrë njoftim zyrtarisht nga Marjana Koçeku që nuk do të jetë më pjesë e grupit të PS, Balla i bëri thirrje deputetes që ta dorëzojë mandatin, pasi sipas tij ai i përket forcës politike nën logon e së cilës garoi.

“Për këtë çështje ua kam sqaruar dhe nuk dua t’i kthehem më komenteve për të ushqyer një telenovelë që nuk më pëlqen. Një njeri që nuk di të respektojë ata që e kanë zgjedhur dhe personin në fjalë e ka zgjedhur PS. Të dorëzojë mandatin, s’është person i votuar drejtpërsëdrejti”, tha Balla (referuar Koçekut).

Lidhur me kritikat e publikuara nga Koçeku, e cila pretendonte se brenda grupit socialist nuk lejohej mendimi ndryshe, Balla u përgjigj shkurt:

“S’kam asnjë koment ose sepse gjatë gjithë 8 muajve, kam pasur vetëm falënderime nga deputetja për mënyrën si e drejtoj”.

Gatë fjalës së tij, Taulant Balla ka përforcuar edhe njëherë qëndrimin e mazhorancës se protestat që po zhvillohen përpara Kryeministrisë janë të frymëzuara nga interesa të huaja dhe konkurrenca rajonale, duke përmendur specifikisht edhe Iranin. Ndonëse u shpreh me respekt për qytetarët që u ngritën për kauza mjedisore, ai theksoi se protesta tashmë ka devijuar.

“Respektoj ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me dyshime, respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit, një investim që do të bëhet sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë dhe ndërkohë e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe elementë që nga dita e parë që e fryn këtë tullumbace, duket qartë që janë interesa që lidhen med konkurrencë rajonale, me influencë të vendeve jo miqësore me Shqipërinë. Ky tullumbace po shfryhet i plasur në sytë e gjithë qytetarëve shqiptarëve. 1 mln kërkesa dhe 500 kandidatë për kryeministër, kujt t’i përgjigjem. Po ju them, që këtu nuk kemi të bëjmë me një protestë që lindi për një rast të cilin bësojmë që ndajmë të njëjtin shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec ishte dhunë e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilën u ngritën nuk flasin më. Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, deklaroi Balla.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme