Politika 29 June 2026, 11:27 Nga VNA

EKSKLUZIVE/ Ditëlindje nën "rrethim" dhe luftë me robotët: Çfarë ndodhi sot në mbledhjen e mbyllur të Ramës me deputetët

Ndaje në Whatsapp


 Ndërsa qytetarët po bëhen gati për një demonstratë masive këtë të shtunë, ditë që përkon edhe me ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama, shefi i qeverisë ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Burime ekskluzive për VNA kanë zbardhur porositë e kodueshme që Rama u ka lënë deputetëve të tij pas dyerve të mbyllura.

Ndryshe nga herët e tjera, fokusi nuk ka qenë vetëm terreni fizik, por ai virtual. Rama ka ngritur alarmin për atë që ai e konsideron një "luftë kibernetike" të mirëfilltë që po zhvillohet paralelisht me protestën që ka mbushur tashmë një muaj në shesh.

"Kjo është një luftë kibernetike që po na bëjnë palë të ndryshme. Ka shumë profile fake robot që kanë hyrë bë lojë".

Sipas informacioneve të siguruara, kryeministri u ka kërkuar deputetëve një angazhim total dhe të jashtëzakonshëm në rrjetet sociale. Rama ka deklaruar para grupit se makineria e propagandës kundër qeverisë po ndihmohet masivisht nga "troll fermat" dhe profilet e rreme (bots) të automatizuara, të cilat kanë hyrë agresivisht në lojë për të krijuar një perceptim artificial të revoltës.

Porosia për deputetët socialistë ka qenë e qartë: Asnjë sekondë pasivitet. Ata duhet të rrisin praninë e tyre në Facebook, Instagram dhe X (Twitter), për të shpërndarë mesazhet zyrtare dhe për të dëshmuar se mbështetja ndaj qeverisë mbetet e palëkundur, pavarësisht "stuhisë" virtuale.

Kjo lëvizje e Ramës tregon se tensioni po zhvendoset në dy fronte. Të shtunën, teksa kryeministri mbush vitet, ai do të përballet me:

Protestën që paralajmërohet si më masivja e këtij muaji.
Betejën e klikimeve, komenteve dhe algoritmeve ku socialistëve u është kërkuar të mos humbin terren.
Mbetet për t’u parë nëse deputetët e PS-së do t'ia dalin të fitojnë betejën me "robotët" e Ramës, apo nëse vala e protestës së fundjavës do ta bëjë këtë ditëlindje të kryeministrit më të nxehtën e viteve të fundit.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme