Politika 30 June 2026, 10:23 Nga VNA

Pasi braktisi pushtetin, PS ndëshkon Koçekun, e largon nga Komiteti i Stabilizim Asociimit me BE

Ndaje në Whatsapp

Ndryshimet e fundit dhe ndëshkimi politik brenda kampit socialist janë zyrtarizuar drejtpërdrejt nga podiumi i Kuvendit të Shqipërisë.

Ishte Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ai që njoftoi zyrtarisht deputetët për largimin e Marjana Koçekut nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit (KSA) BE-Shqipëri dhe zëvendësimin e saj me deputetin Erjon Malaj. Gjatë fjalës së tij në seancë, Peleshi bëri me dije se ky ndryshim u bë me kërkesë të drejtpërdrejtë të kryetarit të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës.

Njoftimi i bërë nga kryeparlamentari Peleshi konfirmon se lidershipi i Partisë Socialiste ka lëvizur me shpejtësi për të sanksionuar deputeten që zgjodhi të braktisë pushtetin dhe vijën politike të mazhorancës. Kërkesa e depozituar zyrtarisht nga Taulant Balla tregon qartë se kupola rozë nuk ka ndërmend të tolerojë asnjë thyerje të disiplinës, sidomos në strukturat e rëndësishme të integrimit evropian.

"Kemi një kërkesë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Taulant Balla, për zëvendësimin e anëtarit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Në vend të zonjës Koçeku, emërohet deputeti Erjon Malaj," – deklaroi Peleshi nga karrigia e kryetarit, duke formalizuar kështu vendimin.

Sipas burimeve brenda grupit parlamentar, ky lëvizje vjen si një "ndëshkim logjik" dhe i pritshëm pas qëndrimeve të fundit të Koçekut.

Në vend të saj, Erjon Malaj merr një rol me peshë në marrëdhëniet me Brukselin. Malaj, i njohur si një figurë besnike ndaj linjës zyrtare të partisë, shihet si zgjedhja e duhur për të garantuar stabilitet në tryezat e përbashkëta me eurodeputetët.

Ende asnjë vendim për Spiropalin......

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme