Politika 29 June 2026, 19:45 Nga VNA

Banorët e Rrjollit paralajmërojnë protestë nesër, Gener 2 apelon për shmangien e dhunës dhe mbrojtjen e kantierit

Ndaje në Whatsapp
Banorët e Rrjollit paralajmërojnë protestë nesër, Gener

Banorët e Rrjollit kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e nesërme, në orën 10:00, kundër punimeve që po zhvillohen në projektin turistik “Blue Borgo”.

Në prag të protestës ka reaguar kompania Gener 2, e cila deklaron se respekton të drejtën e qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore, por thekson se asnjë kauzë nuk mund të justifikojë dëmtimin e pronës private apo të një investimi.

Sipas kompanisë, gjatë protestës së zhvilluar më 13 qershor janë dëmtuar rrethimi i kantierit dhe janë shkaktuar dëme materiale brenda pronës private. Gener 2 thotë se këto raste janë dokumentuar dhe janë referuar pranë organeve ligjzbatuese.

Kompania u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masat e nevojshme për të garantuar zhvillimin paqësor të protestës dhe për të parandaluar çdo akt dhune, vandalizmi apo hyrjeje të paautorizuar në kantier.

Në reagimin e saj, Gener 2 thekson se mbrojtja e pronës private, siguria e punonjësve dhe garantimi i një klime të sigurt për investimet janë detyrime të shtetit ligjor dhe në interes të të gjithë qytetarëve.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme