Politika 30 June 2026, 10:35 Nga VNA

Deliri i Ferit Hoxhës: 100 ditët e mia si ministër, Shqipëria nuk ka pasur kurrë një zë më të fortë

Ndaje në Whatsapp

Pas plot katër muajsh (ose fiks 100 ditësh) sakrifice mbinjerëzore nëpër ministeriale, fluturime business-class dhe kokteje diplomatike, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zbritur më në fund nga olimp i gjeopolitikës për t’i treguar popullit të thjeshtë se rruzulli tokësor ka mbajtur frymën nga suksesi i tij. Në një deklaratë që lëkundet mes një traktati filozofik dhe një deliri epik vetëvlerësimi, Hoxha njoftoi botën se nën udhëheqjen e tij të shkurtër, por epokale, Shqipëria jo vetëm që ka hapur çdo derë të planetit dhe ka prekur pragun e BE-së.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha postim në X:

Një përfundim që nuk le vend për mëdyshje. 

Pas afër katër muajsh në detyrë, kohë gjatë të cilës kam takuar dhe biseduar me të gjithë homologët e mi në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, në rajon dhe në mbarë hapësirën evropiane; pasi kam zhvilluar qindra takime me zyrtarë, diplomatë, gazetarë, ekspertë dhe studiues që ndjekin e analizojnë zhvillimet gjeopolitike; dhe pasi kam marrë pjesë në dhjetëra ministeriale, konferenca, forume, takime e aktivitete ndërkombëtare, një përfundim del qartë:

? Kurrë më parë në historinë e saj, Shqipëria nuk ka pasur një emër më të mirë në botë dhe një zë më të fortë në arenën ndërkombëtare.

? Asnjëherë më parë, Shqipëria nuk ka gëzuar marrëdhënie të tilla miqësie e bashkëpunimi, të besueshme dhe të konsoliduara me partnerët dhe aleatët e saj, si në planin dypalësh, ashtu edhe në atë shumëpalësh.

? Në asnjë moment të historisë sonë, Shqipëria nuk ka qenë më e respektuar, më e vlerësuar, më e dëshiruar dhe më e vizituar se sa është sot, me derën të hapur kudo dhe e mirëpritur gjithkund.

? Në çdo kryeqytet ku kam qenë gjatë kësaj kohe, kam ndjerë të njëjtën frymë dhe kam përjetuar të njëjtën gjë: Shqipëria dëgjohet me më shumë vëmendje, trajtohet me më shumë respekt dhe, mbi të gjitha, shihet si një partner serioz, i besueshëm dhe me kontribut konkret e me potencial për të ofruar më shumë, edhe për Evropën edhe për rajonin.

? Jo më pak domethënës dhe kuptimplotë është edhe ndryshimi i perceptimit. 

Sot, emri #Shqipëri lidhet gjithnjë e më shumë me lirinë, suksesin, zhvillimin, turizmin, mikpritjen, energjinë pozitive dhe një shoqëri dinamike në transformim të pandalshëm, pasqyrimi i një realiteti tërësisht të transformuar: i një Shqipërie më të hapur, më konkurruese dhe më të pranishme se kurrë më parë në hartën politike, ekonomike dhe turistike të Evropës.

? Dhe, mbi të gjitha, Shqipëria është në prag të realizimit të ëndrrës që bashkon shqiptarët kudo ku jetojnë, në çdo cep të vendit dhe në çdo anë të globit: anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe rikthimit të plotë në përkatësinë tonë historike, politike dhe qytetëruese evropiane.

Ky nuk është thjesht një moment historik.

Është një mundësi që vjen një herë në breza. Një dritare unike për të përmbushur aspiratën më të madhe kombëtare dhe për ta rikthyer Shqipërinë aty ku ka qenë gjithmonë vendi i saj i natyrshëm. 

Por një mundësi e tillë nuk realizohet vetvetiu.

Ajo kërkon edhe më shumë përkushtim, edhe më shumë përgjegjësi, edhe më shumë punë, energji dhe vendosmëri. 

Mbi të gjitha, kërkon kontributin e secilit prej nesh, përtej dallimeve politike, bindjeve apo vendit ku jetojmë. 

Sepse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është projekti ynë kombëtar.

Dhe pikërisht si i tillë, ai kërkon bashkimin e energjive tona më të mira, në mënyrë që këtë moment historik ta shndërrojmë në arritjen më të madhe të Shqipërisë demokratike dhe në një trashëgimi të qëndrueshme për brezat që do të vijnë.

Vetëm një dekikë mjafton për të hedhur vështrimin pas dhe për të kuptuar se ku ishim dhe ku gjendemi sot; 
nga kemi ardhur dhe ku po shkojmë; 
çfarë trashëguam dhe çfarë duam të ndërtojmë. 

Të gjithë së bashku.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme