Politika 30 June 2026, 10:59 Nga VNA

Begaj firmos ligjin për amnistinë, afrohet lirimi i 466 të burgosurve dhe ulja e dënimit për 870 të tjerë

Ndaje në Whatsapp

Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi sot ligjin “Për dhënie amnistie”, duke i hapur rrugë botimit në Fletoren Zyratare dhe lirimin e menjëhershëm të 466 të dënuarve dhe uljen e dënimit për 869 të tjerë, duke zgjeruar përfituesit deri tek personat me vendime të formës së prerë deri më 31 maj 2026.

Nga skema përfitojnë të dënuarit për vepra me rrezikshmëri më të ulët, gratë, të miturit dhe të moshuarit, ndërsa jashtë saj mbeten autorët e krimeve të rënda, korrupsionit, trafikut të drogës dhe dosjeve të SPAK.

Mes atyre që do të lirohen janë 11 gra dhe 1 i mitur, ndërsa 8 gra të tjera dhe 1 tjetër i mitur, përfitojnë ulje dënimi.

Fillimisht amnistia thoshte se përfituesit e saj duhet të kenë marrë një vendim të formës së prerë deri më 31 dhjetor të vitit 2025, ndërsa ndryshimet e reja saktësojnë se do të përfitojnë të gjithë ata që kanë marrë një vendim të formës së prerë deri me 31 maj të këtij viti. Të burgosurit do të kenë mundësi të përfitojnë nga amnistia edhe nëse vendimi i formës së prerë nga Apeli nuk është zbardhur ende.

Nga amnistia do të përfitojnë burrat e dënuar me burgim deri në 3 vjet ose me dënime më të lehta gjobë, apo dënime të tjera alternative, gratë e dënuara me burgim deri në 4 vjet ose me dënime më të lehta.

Po ashtu lirohen burrat që janë aktualisht në burg dhe u kanë mbetur për të vuajtur deri në 3 vjet dënim si dhe gratë të cilave u kanë mbetur për të vuajtur deri në 4 vjet dënim.

Një tjetër kriter përfitues është dhe mosha. Burrat mbi 60 vjeç, gratë mbi 50 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë kryer veprën penale, pavarësisht dënimit, por jo kur ndodhen në burg për vepra të rënda që përjashtohen nga amnistia.

Jashtë amnistisë mbeten të dënuarit për një sërë veprash të rënda penale, mes tyre Vrasjet me dashje dhe krimet kundër jetës, krimet kundër njerëzimit, përdhunimet dhe krimet seksuale, trafikimi i qenieve njerëzore, dhe shumë vepra të tjera të rënda.

Gjithashtu nuk do të përfitojnë personat që i janë shmangur drejtësisë, pra ata që janë fshehur, arratisur ose kanë shmangur ekzekutimin e vendimit penal.

 

 

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme