Politika 30 June 2026, 10:48 Nga VNA

Protestë para Kuvendit, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës

Ndaje në Whatsapp

fvdvf.jpg

Protestues të shumtë janë mbledhur këtë mëngjes përpara ambienteve të Kuvendit, ku në orën 10:00 pritet të zhvillohet seanca plenare e radhës.

Me thirrje kundër mazhorancës dhe Parlamentit, si “Parlament i krimit” dhe “Parlament analfabet”, ata kanë nisur protestën duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit janë dëgjuar edhe thirrje “Shqipëria e shqiptarëve”, ndërsa protestuesit kanë shprehur pakënaqësi jo vetëm ndaj qeverisë, por edhe ndaj opozitës, duke e cilësuar atë “opozitë të shitur”.

Protesta vjen në vijim të mobilizimit të paralajmëruar gjatë protestës së zhvilluar më 30 qershor kundër kryeministrit Rama. Ndërkohë, gjatë hyrjes së deputetëve në ambientet e Kuvendit, protestuesit kanë vijuar me thirrjet e tyre kundërshtuese.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme