Politika 30 June 2026, 10:50 Nga VNA

“Shqipëria 1 Euro”, si e mallkon sot Gazment Bardhi nismën që Rama e trashëgoi nga Berisha

Ndaje në Whatsapp

Edi Rama refuzoi sot të dilte në një interpelancë me Partinë Demokratike për të diskutuar kërkesat e protestuesve. 

I përgatitur për këtë, Gazment Bardhi mbajti një fjalim kritik ndaj tij në Kuvend, duke thënë se e kishte të qartë se pse kryeministri nuk u paraqit. 

“Si do ta mbronte Paketën e Maleve, që legalizon zaptimin e pronës shtetërore me 1 euro, që e kthen pronën publike në privilegj të padrejtë privat dhe që klientët e Edi Ramës, në fund, i shpërblen edhe me përjashtime të gjera nga taksat për 10 vjet? Si do t'i mbronte ndryshimet në ligjin për trashëgiminë kulturore, të cilat e trajtojnë atë si pengesë për betonizimin?”

Ndonëse të gjitha pyetjet e ngritura mund të jenë legjitime, Gazment Bardhi harron një detaj të vogël. Nisma “Shqipëria 1 euro” u themelua nga Berisha gjatë qeverisjes së tij, dhe Rama e trashëgoi me kënaqësi, duke gëlltitur të gjitha kritikat që i kishte bërë kur vetë ishte në opozitë. 

Kështu, edhe Bardhi, ka harruar si qeverisnin demokratët, siç na kërkon ne të harrojmë kohën kur liderit të sotëm të tij, dikur i drejtohej si “Babai i Xenit”.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme