Politika 30 June 2026, 11:25 Nga VNA

Protestë para Kuvendit në Tiranë, protestuesit vendosin kazan plehrash: Rama n’kosh, Berisha n’kosh

Ndaje në Whatsapp

ok

Gjatë protestës së zhvilluar sot para godinës së Kuvendit në Tiranë, disa protestues kanë vendosur një kazan plehrash pranë hyrjes së institucionit, duke shoqëruar veprimin me thirrje protestuese. Protestuesit bënin thirrje: “Këtu e keni vendin!”, ndërsa kërkonin gjithashtu arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Gjatë tubimit u bënë thirrje edhe kundër kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ku protestuesit shpreheshin: “Rama n’kosh, Berisha n’kosh”.

11111.jpg 2222.jpg

Paralelisht, një grup studentësh ka protestuar me një qasje të ndryshme, duke ngritur shqetësimin për trajtimin e protestuesve nga autoritetet. Ata akuzojnë për standarde të dyfishta në zbatimin e ligjit dhe kërkojnë që masat ndëshkuese të mos aplikohen ndaj studentëve, ndërsa kërkojnë veprim ndaj personave që, sipas tyre, bllokojnë rrugët me automjete.

“Jemi kundër dy standardeve. Nuk duhet të procedohen studentët, ndërsa makinat bllokojnë rrugët e Tiranës, bllokojnë trafikun. Jemi në protestë dhe i kemi të qartë kërkesat. Gjoba deputetëve dhe mos procedoni studentët”, u shprehën ata.

Protesta vijon të zhvillohet në zonën përreth Kuvendit, ndërsa autoritetet nuk kanë raportuar për incidente të tjera deri në këtë moment.

44.png

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme