Politika 30 June 2026, 11:17 Nga VNA

Rama kërkon pjesë për shtetin tek investimi i Trump në Sazan, qeveria krijon shoqërinë e posaçme “ASDRE”

Ndaje në Whatsapp

Qeveria shqiptare ka zyrtarizuar krijimin e një subjekti të ri publik, i cili do të ketë rol kyç në zhvillimin e projekteve të mëdha të investimeve strategjike, me fokus të veçantë projektin e resortit turistik në ishullin e Sazanit. 

Shoqëria aksionare, e regjistruar me emrin “Albanian State Development & Real Estate” (ASDRE), është themeluar më 9 qershor 2025, ndërsa regjistrimi i saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit ka përfunduar më 26 qershor 2025. 

Sipas ekstraktit të regjistrit tregtar, ASDRE është krijuar për të garantuar një menaxhim efikas dhe transparent të pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit. Objektivat kryesore të kësaj ndërmarrjeje përfshijnë: 

Përfaqësimi i shtetit: Subjekti do të shërbejë si përfaqësues i shtetit në partneritete dhe investime strategjike, veçanërisht lidhur me projektin e resortit në ishullin e Sazanit. 
Zhvillimi i projekteve: ASDRE do të planifikojë dhe zbatojë projekte ndërtimore me standarde të larta të cilësisë dhe qëndrueshmërisë, duke u fokusuar në urbanistikë dhe teknologji të gjelbër. 
Monitorimi i kontratave: Kompania do të mbikëqyrë kontratat e lidhura me palët e treta në kuadër të zhvillimit dhe administrimit të pasurive të paluajtshme për projektet e autorizuara. 

Shoqëria është themeluar me një kapital prej 50,000,000 lekësh, ku aksionari i vetëm është shtetit përmes Korporatës së Investimeve Shqiptare (AIC). 

Struktura drejtuese e kompanisë përbëhet nga:

Administratori: Julian Adili. 
Këshilli Mbikëqyrës: Gert Hekurani (Kryetar), Gledis Shehu dhe Valentina Kazanxhi (Anëtarë). 
Me krijimin e kësaj ndërmarrjeje, shteti synon të ketë një mekanizëm më të drejtpërdrejtë për të mbrojtur interesat e tij në projektet e mëdha të zhvillimit të turizmit që pritet të ndryshojnë profilin e zonave të mbrojtura dhe historike, siç është ishulli i Sazanit.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme