Politika 30 June 2026, 12:41 Nga VNA

Protesta para Kuvendit: FNSH bëhet gardh për t’u hapur rrugën, qytetarët gjuajnë me vezë makinat e deputetëve

Ndaje në Whatsapp

jmhjhmjhm.jpg

Si rrjedhojë e rritjes së tensioneve mes protestuesve dhe policisë, në terren kanë zbarkuar dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për të garantuar sigurinë e perimetrit tek Parlamenti. Ndërsa protestuesit gjuajnë me vezë makinat e deputetëve që dalin nga Kuvendi.

Tubimi, i cili po vijon prej më shumë se dy orësh, po zhvillohet në kushtet e temperaturave të larta, çka nuk i ka penguar qytetarët të vazhdojnë qëndresën e tyre. Pjesëmarrësit në këtë tubim kanë artikuluar kërkesa të qarta politike, ku kryesoret mbeten dorëheqja e menjëhershme e Kryeministrit dhe e kabinetit të tij qeveritar, si dhe anulimi i disa ligjeve të miratuara apo në proces miratimi.

Gjatë grumbullimit, protestuesit kanë shfaqur një qëndrim të prerë ndaj mazhorancës duke lëshuar thirrje të vazhdueshme në drejtim të sallës ku po mbahet seanca plenare. Mes sloganeve kryesore të dëgjuara në shesh spikatën thirrjet si "Poshtë diktatura!", "Parlament i krimit" dhe "Anuloni ligjet!".

Pavarësisht tensioneve të raportuara herë pas herë, situata mbetet nën monitorimin e rreptë të forcave të rendit, të cilat kanë krijuar një kordon sigurie për të parandaluar eskalimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme