Politika 30 June 2026, 12:23 Nga VNA

Tensione para Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë dhe gjuajnë me vezë makinën e zv.kryeministres

Ndaje në Whatsapp

jhmjhmjh.jpg

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku janë raportuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të Policisë së Shtetit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, efektivët e policisë kanë ndërhyrë për të hapur rrugën e kalimit të automjeteve të zyrtarëve, mes tyre edhe të zv/kryeministres Albana Koçiu.

Në momentin e kalimit të makinës, një pjesë e protestuesve kanë hedhur vezë në drejtim të automjetit.

Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në raste të tjera, kur automjetet e anëtarëve të qeverisë largohen nga ambientet e Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur vezë dhe shishe uji në drejtim të tyre.

 

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme