Politika 30 June 2026, 15:59 Nga VNA

Shansi i humbur i opozitës së selfieve për t’u bërë mur mes policisë dhe protestuesve

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-06-30 at 2.45.36 PM.jpeg

Ndërsa protesta është zhvendosur sot para Parlamentit, në seancë plenare, ajo prodhoi përplasjen e parë serioze me policinë në ditën që shënon plot një muaj që ka nisur. Protestues, të paktë në numër, por me guxim të madh, kanë tentuar disa herë të thyejnë gardhin e policisë dhe kanë hedhur parulla kundër dyshes Rama-Berisha që dominon politikën shqiptare.

Në momentin që ka përfunduar seanca, disa prej tyre kanë hedhur vezë drejt makinave të ministrave dhe zëvendëskryeministres. Kjo ka ndezur edhe përplasjen mes tyre dhe policisë, e cila në mënyrë të dhunshme ka ndaluar disa prej tyre dhe i ka shoqëruar në komisariat. Kjo ka bërë që protesta të zhvendoset në dyert përballë Komisariatit nr. 1 të Policisë, ndërsa protestuesit kanë kërkuar lirimin e shokëve të ndaluar.

Do të pyesni: çfarë bënë deputetët e opozitës ndërkohë që qytetarët përballeshin fizikisht me policinë? Bënin video, selfie dhe shprehën në Facebook solidaritetin. Mund të kishin bërë diçka më të thjeshtë: të bëheshin mur para policisë që të mos prekeshin protestuesit. Së paku të tregonin që mandati i tyre ka një farë vlere. Nuk i ka caktuar njeri zëdhënës të protestës, por së paku një gjest qytetar mund ta bënin.

Humbën kështu të vetmin shans për të qenë moralisht pjesë e protestës më të madhe që ka njohur qeveria e Edi Ramës.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme